Ministri Vasili takoi princeshen Matilde te Belgjikes
Princesha e Belgjikës mbërriti sot në Shqipëri me ftesë të ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili. Ajo vjen si e dërguar e OBSH-së për t’u njohur nga afër me sistemin e vaksinimit nëShqipëri.
Sipas OBSH-së Shqipëria është një ndër vendet që ka sistemin e vaksinimit nga më të avancuarit. Princesha Matlide e cila merret me veprimtari bamirësie dhe ka një interes të veçantë për çështjet e imunitetit, gjatë takimit me kryeministrin Sali Berisha e ka përgëzuar atë për arritjet e Shqipërisë në fushën e Shëndetësisë e veçanërisht për sistemin imunitar. Shqipëria që nga viti 2002 ka bërë progres të madh në këtë sektor dhe nuk është prekur nga sëmundje epidemike, apo sëmundja e poliomelitit.
Nesër princesha Matilde do të shkojë në qytetin e Shkodrës, i cili do të jetë projekti pilot për sistemin e informatizimit të vaksinave.