E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janar 2011 boom ne Portin e Durresit

Mallrat Made in Albania tejkalojne importet. Per here te pare sasia e mallrave qe jane nisur me anije dhe tragete nga Durresi drejt porteve ne Mesdhe dhe me gjere ka qene me e larte sesa mallrat e importit.

Ne kalatat e Portit Detar te Durresit gjate muajit janar te ketij viti jane perpunuar mbi 311 mije tone mallra gjithsej nje shifer 40 per qind me e larte sesa janari i vitit paraardhes. Nderkaq shifrat e eksportit te mallrave Made in Albania nga Durresi drejt vendeve te tjera kane njohur nje rritje prej 242 per qind. Drejtori i Pergjithshem i Autoritetit Portual ing. Eduard Ndreu tha se ne muajin e pare te ketij viti jane eksportuar 172.523 tone mallra perballe 138.934 tone importeve. Mineralet dhe cimento jane dy produktet vendase qe kane me shume akses ne tregun rajonal dhe boteror dhe kontratat e prodhuesve me portin e Durresit jane nje siguri me shume per vijueshmerine edhe gjate vitit 2011. Dinamika e janarit te ketij viti ka provuar se tendenca e rritjes progresive te eksporteve te mallrave shqiptare gjate vitit 2010 tashme po kthehet ne nje normalitet - thote Ndreu.

Per here te pare sasia e mallrave qe jane nisur me anije dhe tragete nga Durresi drejt porteve ne Mesdhe dhe me gjere ka qene me e larte se sa mallrat e importit.

Tashme porti Durresit shfrytezon me efikasitet te gjithe gjatesine e kalatave prej 2200 metra lineare jo vetem ne terminalin e kontejnereve por edhe ne terminalin perendimor dhe ate lindor te tij.

Ne secilen nga keto dy hapesira perpunohen mesatarisht 1100-1600 ton ne dite me nje rritje prej 30-50 per qind krahasuar me vitin 2009 - u shpreh drejtori Ndreu.

Performanca ne Portin e Durresit

Gjate vitit 2010 jo vetem lame pas krizen ekonomike globale por ia dolem te rrisnim trafikun portual ne nivele me te larta se me pare jo vetem qe njohem nje ringjallje te forces ekonomike duke hyre fuqishem me produktet tona ne tregjet globale por gjithashtu shohim sinjale pozitive dhe inkurajuese ne lidhje me permiresimin e performances tone - nenvizon ing. Ndreu.

Kemi kenaqesine te deshmojme qe performanca e portit tone eshte rritur ne menyre drastike. Kjo rritje ne performance bazohet ne nje numer te madh masash qe kemi marre dhe zbatuar

Te paren dhe me te rendesishmen do te konsideroja deshiren dhe aftesine e stafit kombinuar me optimizmin dhe besimin tek njeri-tjetri - shprehet drejtori i APD-se Eduard Ndreu. Permes trajnimeve stimulimeve dhe perzgjedhjes se kujdesshme te personelit kemi arritur te kemi nje fuqi punetore te cilesise se larte kompetente dhe te motivuar qe kontribuon ne menyre eficente ne arritjen e zhvillimeve te vazhdueshme ne port.

Se dyti do te permend zhvillimin e sektorit privat dhe burimeve te tyre ne ofrimin e sherbimeve ne port. Ne tashme kemi nje alokim ekonomik shume me te mire te burimeve operacionale ne dhenien e sherbimeve qe nje port ofron per perdoruesit e tij.

Ne kemi ndermarre dhe implementuar nje sere projektesh - shprehet drejtori Ndreu duke shtuar Mes te tjerave per here te pare ne historine e saj kalata lindore e portit eshte pajisur me tre vinca portuale krejtesisht te rehabilituar duke ofruar nje performance te larte ne kete terminal.

Sipas statistikave te APD gjate muajit janar 2011 ne terminalin e konteinereve jane perpunuar me shume se nje e treta e mallrave portuale. Ne muajin qe lame pas jane transportuar me kontejnere 105 mije ton mallra ose 22.600 tone me shume se nje vit me pare. Ne terma te volumeve njesi TEU kemi nje rritje prej 41 nga 5984 TEU ne janar te 2010 ne 8413 TEU ne janar te 2011.

Nderkaq 73.637 udhetare kane preferuar te lundrojne me tragete nga Durresi drejt porteve te Italise dhe anasjelltas. Jane 4 per qind me shume sesa janarin e shkuar dhe ne vleresojme se permiresimi i infrastruktures portuale dhe i performances se kontrollit kufitar dhe doganor ne sheshin e trageteve do te ndikojne per rritjen graduale te shifrave te perpunimit gjate gjithe vitit 2011 - deklaron drejtori i APD-se Eduard Ndreu.

2011 vit investimesh ne portin me te madh te vendit

Ne portin e Durresit investimet per permiresimin dhe modernizimin e transportit te udhetareve dhe mallrave do te vazhdojne edhe gjate vitit 2011.

Sipas drejtorit te Pergjithshem te APD-se Eduard Ndreu ne buxhetet portuale te viteve te fundit nje rendesi e vecante i eshte kushtuar permiresimit te infrastruktures dhe modernizimit te menaxhimit portal.

Punimet ne terminalin e trageteve tashme kane hyre ne nje faze te avancuar - thote drejtori Ndreu duke theksuar se gjate vitit 2011 ne kalatat 7 dhe 8 qe ndodhen prane tij do te nise zbatimi i nje projekti te ri. Shuma e pergjithshme e financimit qe ka nisur te realizohet dy vjet me pare permes kredise se Bankes Evropiane te Investimeve BEI dhe asaj per Rindertim dhe Zhvillim BERZH arrin ne rreth 32 milione euro.

Nderkaq nga hyrja nr. 4 prane Ures se Dajlanit deri ne sheshin e trageteve do te realizohet nje sistem qarkullimi mjaft i favorshem dhe efikas per automjetet qe i drejtohen terminalit. Tashme po perfundon edhe sistemi i check in-it si dhe i peshoreve elektronike ne hyrje-daljet e terminaleve te portit me nje investim prej 600 mije euro nga APD.

Sipas drejtorit Ndreu shtimi i shesheve te perpunimit te mallrave si dhe krijimi i kushteve per hyrjen e anijeve te tonazhit te madh mbeten dy objektiva te rendesishem edhe gjate vitit 2011.

Zgjerimi i kalates 10 dhe thellimi pjeses nenujore te basenit jane dy projektet qe synojne te ftojne anije me kapacitet mbi 30 mije ton ne kalatat e Portit te Durresit. I pari ka nisur te zbatohet ne hapesiren lindore qe vitin e kaluar me nje investim prej 8 milione euro nga APD-u shpreh drejtori Eduard Ndreu sipas te cilit edhe projekti per thellimin e basenit dhe kanalit hyres te tij tashme po pergatitet.

Gjate vitit qe lame pas ne kalatat e Portit te Durresit jane perpunuar me shume se 3.4 milione tone mallra ose 280 mije tone me shume se vitin paraardhes. Nderkaq mbi 834.000 udhetare vendas dhe te huaj me 265 mije automjete kane preferuar te shfrytezojne linjat e lundrimit te trageteve qe nisen dhe mberrijne ne Durres. Shifrat jane nje deshmi e perkohshme - shprehet i bindur drejtori Ndreu per te cilin i rendesishem eshte modernizimi i mjediseve te perpunimit dhe krijimi i kushteve lehtesuese per bizneset e udhetaret qe zgjedhin Portin e Durresit.

Ne synojme te krijojme zona te lira doganore ne te gjithe hapesiren portuale njelloj sic kemi bere ne sheshin e trageteve dhe ne ate te kontejnereve. APD behet garant perballe autoriteteve doganore lidhur me korrektesen e perpunimit te udhetareve dhe mallrave. Ne kete menyre kontrollet shteterore realizohen me mire e nuk pengojne levizjen ne kohe me te shkurter dhe me kosto me te uleta cka perben edhe kerkesen kryesore te cdo lloj konsumatori. Kjo do te ishte ftesa me e mire jo vetem per firmat dhe kompanite e transportit nga Shqiperia dhe Kosova por edhe per te huajt ne hapesiren mesdhetare e me tej - perfundon drejtori i Autoritetit Portual te Durresit ing. Eduard Ndreu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›