E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Drejtesise dhe KLD inspektime te perbashketa per ndryshimet e kombesive

Topi Gjyqtare hiqni dore vullnetarisht nga imuniteti. Dosja Gerdeci inspektim dosjes per te zbuluar pergjegjesit e zvarritjeve

Ndryshimet ne mase te kombesise ne disa gjykata ne jug te vendit te para me mjaft shqetesim keto kohet e fundit kane detyruar KLD-ne dhe Ministrine e Drejtesise qe te nisin inspektime te ketyre dosjeve ne keto gjykata. Kjo iniciative u be publike pergjate nje konference per shtyp nga numri dy i KLD-se Kreshnik Spahiu i cili ka deklaruar dje se Keshilli vendosi realizimin e nje inspektim te perbashket tematik midis Inspektoratit te Keshilli te Larte te Drejtesise dhe Drejtorise se Inspektimit prane Ministrise se Drejtesise ne lidhje me gjykimin e ceshtjeve civile me objekt ndryshimin e kombesise ne gjykatat e shkalles se pare dhe gjykatat e apelit. Inspektimi do te kryhet pas marrjes shkas nga te dhenat te bera publike ditet e fundit si edhe nga shqetesimet e parashtruara nga disa kryetare te gjykatave sidomos ne jug te vendit ne lidhje me numrin ne rritje te ceshtjeve per ndryshim kombesie. Spahiu sqaroi se inspektimi do te fokusohet ne ato momente te cilat mund te kene krijuar probleme ne zbatimin praktik te ligjit material dhe procedural. Keshtu ne qender te vemendjes se inspektimit nga inspektorati i Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Ministrise se Drejtesise do te jete evidentimi i vendimeve te cenuara nga gjykatat me te larta dhe shkaqet e cenimit te tyre. Po ashtu grupi i inspektoratit te perbashket do te verifikoje ndertimin e rregullt te ndergjyqesish ne gjykimin e ceshtjeve me objekt ndryshim kombesie kryesisht per te verifikuar nese ceshtjet jane shqyrtuar me kerkese apo me padi. Problemi i trete qe do te jete ne vemendje te grupit te inspektimit jane problemet e tjera procedurale qe mund te hasen ne zbatimin e dispozitave urdheruese te ligjit procedural e material te cilat mund te perbejne shkelje disiplinore apo parregullsi te tjera ne zbatimin e ligjit. Gjate diskutimit per kete ceshtje kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj shprehu gatishmerine per te vene ne dispozicion te Keshillit te gjitha vendimet gjyqesore te Gjykates se Larte me objekt ndryshimin e kombesise ku nder te tjera jane konstatuar shkelje te gjykatave te shkalles se pare dhe te apelit mbi zbatimin e legjislacionit perkates procedural dhe material. Inspektimet do te zgjasnin nje periudhe kohore prej 6 muajsh por duke pare se ishte kohe shume e gjate keshilli vendosi qe ky inspektim te kryhet per 2 muaj. Rezultatet qe do te dalin nga inspektimi te te gjitha dosjeve te mberritura ne gjykaten e Larte per ceshtjet e kombesise por edhe ne gjykatat e tjera te vendit do te ben publike.

KLD inspektim dosjes Gerdeci

Pas thirrjes se numrit te drejtesise ministrit Bujar Nishani Keshilli i Larte i Drejtesise ne mbledhjen e djeshme i kushtoi nje vemendje te vecante administrimit te procesit penal ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne Gerdec. Keshilli analizoi disa prej faktoreve kryesore qe kane ndikuar ne ecurise normale te ketij procesi me pasoje shuarjen e masave te sigurimit Arrest ne burg per te pandehurit ne kete ceshtje. Kryetari i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane Artan Zeneli ishte i pranishem ne kete seance i cili informoi anetaret e Keshillit ne lidhje me masat administrative qe jane marre ne funksion te realizimit te ketij procesi brenda afateve te arsyeshme ligjore. Ne perfundim te diskutimeve u vendos me unanimitet realizimi i nje inspektimi te perbashket midis inspektoratit te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe Drejtorise se Inspektimit prane Ministrise se Drejtesise ne lidhje me evidentimin e problematikave me pasoje zvarritjen e gjykimeve dhe adresimin e tyre ne rruge institucionale. Keshilli vendosi qe inspektimi do te konsistoje ne evidentimin ne aspektin organizativ te proceseve gjyqesore respektimin e procedurave ligjore respektimin e afateve procedurale vleresimin e kostove financiare te procesit.

Shpallen dy vende vakante

Dy vende vakante jane shpallur dje nga ana e KLD-se perkatesisht vendin vakant per funksionin e kryetarit te gjykates se apelit Tirane dhe kryetarit te gjykates se rrethit gjyqesor Korce. Vendimi u mor ne funksion te realizimit te nje procesi sa me transparent dhe profesional ne perzgjedhjen e kandidaturave per gjyqtar me integritet miratoi projektvendimin Per organizimin dhe funksionimin e Komisionit te Shqyrtimit te Kandidateve per Gjyqtare. Procesi i draftimit te ketij projekt vendimi u asistua nga projekti i Bashkimit Evropian EURALIUS ku nepermjet eksperteve te tij u ofruan standarde evropiane vecanerisht ne arsyetimin e cdo propozimi per vleresimin e kandidateve per gjyqtare.

Topi

Imuniteti i gjyqtareve i pavlefshem

Ne nje kohe kur ne Parlament eshte bere nje teme e shumediskutuar ajo e heqjes dore nga imuniteti vullnetarisht dhe deputetet e PD-se kane nenshkruar heqjen dore prej tij edhe ne gjyqesor po behet thirrje per ndermarrjen e nje hapi te tille nga gjyqtaret. Apeli kesaj here eshte bere nga numri nje i KLD-se dhe kreu i vendit Presidenti Bamir Topi i cili deklaroi dje se jane bere shume apele kohe mbas kohe. Patjeter duhet te ndajme te gjithe disponibilitetin qe ka Keshilli i Larte i Drejtesise gjyqtaret por kjo nuk duhet te mbetet thjesht ne shprehjen e gatishmerise por duhet te institucionalizohet Keshtu qe une ju bej thirrje zoti Spahiu qe Keshilli i Larte i Drejtesise te shprehet haptas per kete Ne nje shoqeri te hapur ne nje shoqeri qe duhet te shkoje ne modelet e vendeve te Bashkimit Evropian imuniteti eshte i pavlefshem - deklaroi dje Topi. Sipas tij kjo do te bente te mundur qe cdo qytetar i thjeshte i cili eshte pa imunitet te shikoje tek njerezit qe monitorojne dhe drejtojne sistemin e drejtesise qe ata qe i drejtojne jane njesoj si ata ne menyre qe imuniteti te mos jete korace per te mbrojtur cilindo nga nje proces ku ai mund te jete i perfshire direkt apo indirekt. Kreu i KLD-se u beri thirrje anetareve te Keshillit trupes gjyqesore dhe Shoqatave te gjyqtareve qe ta institucionalizojne heqjen vullnetare te imunitetit dhe me pas ti kerkohet Kuvendit te Shqiperise qe nga parlamentaret te sanksionohet edhe me ligj. Nje tjeter pike e rendesishme te ciles i ka kushtuar rendesi dje kreu i KLD-se ka qene dosja e bujshme Gerdeci lirimi i te pandehurve te arrestuar dhe shkaqet e zvarritjeve te ketij procesi. Nga z. Topi ne cilesine e kreut te Keshillit u kerkua te zbardhen shkaqet nga KLD dhe te behet nje analize juridike e zvarritjes se ketij procesi me qellim qe te gjenden pergjegjesite individuale per personat qe shkaktuan zvarritjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›