E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagos dy te rinj, pranga adoleshentit

Nje adoleshent eshte arrestuar nen akuzen e plagosjes se lehte me dashje. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te dy diteve me pare, kur Specialistet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit dhe sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.6 Tirane, realizuan arrestimin ne flagrance te Erjol Hajdarit, 19 vjec, banues ne Kashar, Tirane. Arrestimi i tyre u be i mundur pasi dy dite me pare rreth ores 22:00, ne fshatin Yrshek dyshohet se pas nje grindje per motive te dobeta ne bashkepunim edhe me nje bashkemoshatarin e tij, kane plagosur me mjete te forta si dhe kanosur me arme zjarri, Martin Elezi, 24 vjec dhe Fatri Osmanllari, 21 vjec, banues ne Yrshek. Hetimet ne lidhje me kete person i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes me akuzen e “plagosjes se lehte me dashje” dhe “trafikim te armeve dhe municioneve”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›