E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret, per tre muaj levizin pa viza ne Kroaci, fillon me 1 korrik

Kroacia hap dyert per te gjithe shtetasit shqiptare, per tre muaj te mund te levizin lirisht ne kete vend. Ambasadori Kroat ne vendin tone, Darko Javorski i beri me dije dje ne nje takim, kryeministrit Sali Berisha vendimin e qeverise kroate per te hequr vizave per qytetaret shqiptare, per periudhen 1 korrik – 31 tetor 2010. Diplomati kroat tha se ky vendim i Kroacise, eshte nje shprehje e marredhenieve te ngushta te partneritet dhe miqesise qe ekzistojne midis te dy vendeve, te cilat u anetaresuan se bashku ne NATO dhe kane ndertuar nje game te gjere bashkepunimi te shkelqyer ne te gjitha fushat ne dobi te se mires se ndersjelle te dy popujve. “Ky vendim, vjen edhe si rezultat i rezultateve te larta te qeverise shqiptare ne permbushjen e kritereve per liberalizimin e vizave me BE, cka ka bere te mundur qe kontrolli i kufijve dhe siguria e dokumenteve ne Shqiperi te jete ne standardet me te larta ne Evrope dhe ne presim, qe se shpejti shqiptaret te marrin lajmin e mire per levizjen pa viza ne BE”, Ambasadori kroat Javorski. Nga ana e tij, kryeministri Berisha e falenderoi Ambasadorin kroat per kete lajm te gezuar qe ai u sjell shqiptareve dhe permes ambasadorit Javorski i percolli kryeministrit te Kroacise Kosor falenderimet dhe pershendetjet me te perzemerta. “Ky vendim eshte nje kontribut i rendesishem ne konsolidimin e metejshem te marredhenieve te shkelqyera mes dy vendeve dhe nje ndihmese e cmuar per levizjen e lire te shqiptareve ne rajon”, vleresoi kreu i qeverise. Ne takim u theksua se vendimi per heqjen e vizave, per sezonin turistik, i cili u mor pas insistimit te qeverise shqiptare, do ti sjelle nje sherbim te madh qytetareve shqiptare, qe deshirojne te kalojne pushimet ne Kroaci. R. Rapushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›