E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, rreh gruan per vdekje

Vlore- Krimi ne familje trondit qytetin e Vlores. Nje 36-vjecare nene e tre femijeve, eshte rrahur per vdekje nga bashkeshorti i saj qe eshte kthyer i dehur ne shtepi. Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme ne fshatin Armen, kur banoret njoftuan policine se Irena Hodaj, gjendej e vdekur me nje plage te rende ne koke. Policia shpalli ne kerkim bashkeshortin 40-vjecar, Maksim Hodaj, si te dyshuar per krimin.

Krimi i shemtuar ka ndodhur ne sy te femijeve te se ndjeres. I dyshuari, pronar i nje furgoni qe kryente edhe linjen per udhetaret Armen-Vlore, eshte kthyer pas mesnate ne shtepi ne gjendje te dehur. Vonesa duket se ka qene shkak i debatit mes ciftit qe ka perfunduar ne sharje dhe dhune mizore. Maksim Hodaj mesohet se eshte kthyer rreth ores 03:00 ne shtepi dhe nuk i ka duruar dot kritikat e gruas. Ne fillim sipas femijeve deshmitare, ai e ka qelluar me pellemba dhe me pas e ka shukuar disa here ne mur, duke i perplasur koken. Irena Hodaj ka marre goditje ne koke dhe ka kaluar ne gjendje shoku. Menjehere pas goditjes nena e tre femijeve, njeri prej te cileve ende foshnje, ka rene pertoke dhe ka nderruar jete.

Pas ngjarjes, autori eshte larguar menjehere nga shtepia dhe policia nuk ka mundur ta ndaloje. Femijet e ciftit, vajza 13 vjecare, djali nje vit me i vogel dhe tjetri 8 muajsh, jane terrorizuar nga ngjarja. Te medhenjte kane njoftuar fqinjet per ndihme, kurse 40-vjecari eshte arratisur. Me tej eshte telefonuar salla operative e Komisariatit Vlore dhe dhjetera efektive mberriten ne vendngjarje. Ekspertet konstatuan gjate keqyrjes se kufomes se plaget vdekjeprurese, e ndjera i ka pasur ne pjesen e pasme te kokes. Policia ngriti disa postblloqe per kapjen e te dyshuarit, por pa mundur qe ta ndaloje. Ne komisariate e pikat kufitare eshte shperndare fotografia e tij me qellim kapjen, ndersa eshte ngritur akuza e "ushtrimit te dhunes me pasoje vdekjen".

Pjesa me e madhe e banoreve te Armenit, denuan aktin e shemtuar dhe u shprehen per gazeten "KJ" se ngjarjen e kishin mesuar vetem ne mengjes. Dje mund te shihje gra qe hynin e dilnin ne banesen e familjes Hodaj, kurse te afermit e te ndjeres kujdeseshin per ceremonine mortore. Po dje eshte derguar edhe trupi i viktimes ne banese pas autopsise nga mjeket ligjore. "Fillimisht na thane se kishte rene nga krevati dhe perplasur koken, por shume me vone mesuam te verteten", u shprehen banoret. Madje ata jane habitur nga akti i shemtuar i Maksimit, pasi nuk e njihnin si konsumues i pijeve alkoolike dhe per me teper, marredheniet ne cift kane qene shume te mira. Familjaret e te ndjeres qe jetojne ne fshatin Sevaster te Vlores, ka pasur debate per vendin ku do te prehet 36-vjecarja, nene e tre femijeve.

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›