Nuk e furnizojne me nafte, plumba distributorit
Nje 37-vjecar, nga Malesia e Madhe, akuzohet se ka qelluar me arme zjarri drejt nje distributori karburantesh, duke rrezikuar te shkaktoje nje tragjedi. Gezim Rrukaj eshte prangosur disa minuta pas ngjarjes, ndersa burime nga policia vendore thane se kane bllokuar automjetin e tij, si dhe nje arme zjarri, tip pistolete, me te cilen mendohet te jete qelluar drejt distributorit. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 04:00 te mengjesit te djeshem, ne afersi te fshatit Shtoj i Ri, ne rrethin e Shkodres. Punonjesi, qe kryente sherbimin ne turnin e nates, ka treguar perpara oficereve te policise gjyqesore se 37-vjecari ka kerkuar qe automjeti i tij te furnizohej me nafte. Punonjesi nuk ka pranuar, pasi ka vene re se Gezim Rukaj nuk kishte para me vete. Policia tha se refuzimi i punonjesit te sherbimit ka shkaktuar reagimin e 37-vjecarit, i cili ka nxjerre nje pistolete dhe ka qelluar ne drejtim te pompes se distributorit, duke e demtuar ate. Ndersa policia eshte lajmeruar nga punonjesi i sherbimit, 37-vjecari eshte larguar nga vendi i ngjarjes, per t'u ndaluar ne nje postbllok te policise rrugore, disa kilometra me tutje. Ekspertet e policise, qe mberriten ne vendngjarje, bene te ditur se rastesia ka shpetuar distributorin e karburanteve, pasi plumbat mund te shkaktonin shperthimin e depozitave nentokesore, cka mund te shkaktonte pasoja te paimagjinueshme.
R. Llazari