E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e urise, vizite nga keshilltaret e djathte

Ne diten e tete te greves se urise, grate tregtare jane vizituar nga grupi i keshilltareve te djathte. Ferdinand Murati, kryetari i deges se Partise Demokratike ne Fier, njekohesisht dhe kryetar i grupit te keshilltareve demokrate, u ka premtuar grevisteve nje zgjidhje shume te shpejte te problemit. "Ne do te kerkojme urgjentisht mbledhjen e Keshillit te Bashkise, qe sakrifica juaj sublime te marre fund, dhe ju te ktheheni prane familjeve", u tha Murati, te ngujuarave ne greven e urise. Grevistet u paraqiten keshilltareve kerkesat dhe pretendimet e tyre. Ato thane se nuk kerkojne privilegje, as nuk jane kunder investimeve publike ne interes te komunitetit. "Kerkojme thjesht nje treg, ku te vetepunesohemi dhe te ushqejme familjet tona", u shprehen ato. Murati dhe grupi i keshilltareve, premtuan mbeshtetjen maksimale ne zgjidhjen e kerkesave te tyre, pasi ato ne thelb ishin te realizueshme. Greva ka nisur ne mbremjen e dates 14 janar, pas nje urdhri te kryebashkiakut Baftjar Zeqo per boshatisjen e tregut industrial mbi uren e lumit "Gjanice" dhe largimin forcerisht te tregtareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›