E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes duke vjedhur, prangosen shoket

Nje 30-vjecar, banor i fshatit Shenavlash, ne Durres, ka gjetur vdekjen si pasoje e goditjes nga rryma e tenisonit te larte. Ylli Elezi eshte gjetur i pajete nga fqinjet, ne rrugicen qe kalonte prane baneses se tij. Hetimet e para te policise, sqarojne se babai i 2 femijeve, me origjine nga Librazhdi, ka vdekur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, pasi ka rene ne kontakt me energjine elektrike. Sipas policise, Elezi dhe nje shok i tij kishin shkuar per te vjedhur nje transformator ne nje kabine elektrike ne fshatin Grabian, te rrethit te Lushnjes. Burime nga uniformat blu bene te ditur se nga hetimet e para ka rezultuar se dy shoket bridhnin shpesh ne fshatrat e Durresit, Kavajes dhe Lushnjes, duke vjedhur c'te mundnin. Ne oret e para te mengjesit te djeshem, mendohet se miku i tij ka sjelle ne rrugicen prane shtepise trupin pa jete te 30-vjecarit. Burime nga policia e Lushnjes bene te ditur se pas hetimeve paraprake jane arrestuar Muhamet Mara, banues ne Shenavlash dhe 58-vjecari Bilbil Gjoni, drejtues i nje furgoni taksi, me targa te verdha LU 090 A. Nga hetimet e para, mesohet se Muhamet Mara ka "pajtuar" furgonin taksi per te sjelle prane shtepise trupin e 30-vjecarit. Dy te arrestuarit akuzohen per "vjedhje" dhe "fshehje te rrethanave te krimit", vepra penale te kryera ne bashkepunim.
Xhemil Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›