E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos rëndë familjarin, arratiset kosovari

Policia e Duisburgut është në ndjekje të një shqiptari 32 vjeçar nga Kosova i cili i ka shkaktuar plagë të rënda me thikë një bashkatdhetari të tij 60 vjeçar. I plagosuri ka arritur që në atë gjendje ë shkonte deri te pompa e aferme e benzinës, ku i ka rënë të fikët. Mjekët në spital kanë konstatuar lëndime të rënda tëe organeve si veshkët dhe shpretka.

Por ndryshe nga konstatimet e para kur mendohej se i ishin shkatërruar organet në fjalë, ata kanë arritur t`ia shpëtojnë ato kështu që aktualisht i plagosuri gjendet jashtë rrezikut për jetë, transmeton albinfo.ch.

Pas hetimeve të para, organet ndjekëse kanë ardhur në përfundim se shkak i këtij sulmi ka qenë një konflikt familjar në mes tyre, shkruan derwesten.de. Megjithatë, ato nuk kanë sjellë njoftime se në çfarë raportesh familjare qëndrojnë dy të përfshirët në konflikt.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›