“Do të trefishohet numri i çerdheve në Prishtinë”

I pari i AAK-së Ramush Haradinaj, kryetari për Prishtinën Besnik Tahiri, si dhe Jonuz Salihaj nga departamenti i Arsimit kanë zhvilluar një konferencë rreth zhvillimeve në fushën e arsimit.
Në këtë takim është folur për gjithëpërfshirjen në arsimin parafillor dhe nevojën për ndërtimin e çerdheve në komunën e Prishtinës.
Nga ana e tij, Tahiri është zotuar se nëse në planin qeverisës, ndërtimi i çerdheve do të trefishohet.
“Në mandatin dhe planin tim qeverisës, gjithëpërfshirja, më konkretisht ndërtimi i çerdheve publike, do të trefishohet”, ka theksuar Tahiri./Indeksonline/