E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në fabrikën e fishekzjarreve, 19 të vdekur

Pekin, 17 gusht - Nga një shpërthim masiv në një fabrikë të fishekzjarrëve në pjesën veri-lindore të Kinës, janë vrarë së paku 19 vetë dhe janë plagosur më se 150 të tjerë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua, ka raportuar se shpërthimi, që ndodhi dje afër qytetit Yichun, ka shkaktuar valë të të nxehtit që ka mundur të ndjehet edhe pesë kilometra larg nga vendi i shpërthimit.

Për arsye të këtij shpërthimit, autoritetet lokale kanë evakuuar më se 2 mijë banorë.

Edhe pse aksidentet vdekjeprurëse vazhdojnë, Kina ka bërë përpjekje për përmirësimin e sigurisë industriale, transmetojnë agjencitë.

Viktimat në minierat tejet të rrezikshme të qymyrit kanë rënë në 2 631 persona vitin e kaluar, krahasuar me kulmin prej 6 995 vdekjeve në vitin 2002, sipas të dhënave zyrtare. Kjo është e barabartë me 7.2 vdekje në ditë në vitin 2009, nga 19.1 në ditë më 2002.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›