E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosen 5 policë te KQZ-ja, në Prokurori 16 deputetë socialistë

20/05/2011  Denoncohen persona me precedentë kriminalë

TIRANË- Pesë efektivë policie u plagosën dje, gjatë konfrontimit me socialistët, përballë KQZ-zë, teksa referohen materialet në Prokurori për disa të dhunshëm. Policia e Tiranës ftoi pjesëmarrësit në tubim të distancohen nga aktet e dhunës dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të planizuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Sakaq, policia e Tiranës kreu veprimet procedurale dhe do të referojë materialet në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprave penale të “kundërshtimit me dhunë të punonjësve të policisë”, si dhe “fyerjes për shkak të detyrës, të punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 236/2, 239 e 25 të Kodit Penal. Të denoncuar janë deputetët Paulin Sterkaj, Tom Doshi, Eduart Shalsi, Sajmir Tahiri, Armando Prenga, Fatmir Xhafa, Besnik Bare, Gazmir Bizhga, Dashnor Peza, Taulant Balla, Fidel Ylli, Armando Subashi, Arben Ahmetaj, Artan Gace, Fatmir Toci dhe Blendi Klosi. Të denoncuarit e tjerë janë Shpëtim Marku, punonjës në Bashkinë e Tiranë, me precedent penal, Ibrahim Porja, punonjës në Bashkinë e Tiranës, person me precedent penal, Urim Marku, person me precedent kriminal, Dritan Aga, person me precedent kriminal, Genc Lulja, person me precedent kriminal, Marjo Lulja, person me precedent kriminal, Florjan Serjani, punonjës i Bashkisë Tiranë dhe Ardit Kaja, Drejtori i Policisë Ndërtimore në Bashkinë Tiranë. Policia e Tiranës fton pjesëmarrësit në tubim, të distancohen nga aktet e dhunës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›