Shoferët rrëfejnë kontrabandën
20/05/2011 6 transportuesit e naftës “Virgin” mendohet se bashkëpunuan me Prokurorinë e Tiranës
TIRANE-Gjashtë shoferët e akuzuar për kontrabandë nafte që përfituan lirinë katër ditë më parë, duket se këtë status e kanë arritur duke bashkëpunuar me Prokurorinë. Gjatë fazës hetimore drejtuesit e kamionëve të kompanive të naftës “Fisheku” dhe “Euroil” mendohet se kanë bashkëpunuar me hetuesit e çështjes duke i treguar këtyre të fundit të gjithë skemës e kontrabandimit të tonelatave të naftës virgin. Gjashtë shoferët mësohet të kenë shfaqur pendesë për veprimtarinë e kryer dhe kanë pranuar t’i tregojnë njësisë antikorrupsion Task-Forcë të gjithë aktivitetin që ata kanë ushtruar gjatë viteve 2007- deri në gjashtë mujorin e parë të vitit 2010. Para grupit hetimor ata kanë treguar urdhrat që merrnin nga eprorët e tyre, biznesmenët Hajri Elezaj dhe Iliaz Fisheku. Po ashtu në dëshmi mësohet se shoferët kanë treguar edhe masat që merrnin për t’i shpëtuar syrit të policisë, si dhe veprime të tjera që kryheshin nga inspektorët e Tatim-Taksave dhe Drejtorisë së Doganave. Këta të fundit nëpërmjet dokumenteve false kryenin eksportin fiktiv të naftës virgine. Në thëniet e tyre shoferët mendohet të kenë pohuar se prapa këtyre procedurave fshiheshin veprimet e tjera, ku transportoheshin me kamionë nga një pikë karburanti në tjetrën sasi të konsiderueshme nafte virgine. Momentalisht dëshmitë e gjashtë shoferëve të liruar nga gjykata, janë administruar si prova në dosjen hetimore dhe se në fazën e gjykimit të gjashtë shoferët do përgjigjen para gjykatës. Fadil Abdurramani, Reshat Aleksi, Genci Prençe, Vladimir Koteci, Flamur Merkaj dhe Kadri Hajredin, janë shoferët që u liruan katër ditë më parë nga gjykata e kryeqytetit. Pavarësisht pretendimeve se ata s’kanë pasur dijeni lidhur me këtë veprimtari kriminale, dy shkallët e gjyqësorit kishin vendosur lënien në burg të tyre. Siç duket u desh pendesa e tyre, që shoferët e arrestuar për kontrabandimin e naftës virgines të përfitojnë lirinë e munguar prej disa muajsh. Tashmë ata do të hetohen në gjendje të lirë, ndërsa të arrestuarit e tjerë mes tyre dhe dy biznesmenët e kompanive “Fisheku” dhe “Euroil” vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në ambientet e burgut. Aktualisht hetimi i kësaj dosje vazhdon, ku njësia Task-Forcë qëndron në pritje të letërporosive nga disa shtete evropiane, ku mendohet se është eksportuar naftë nga dy kompanitë e përmendura. Momentalisht në adresë të Prokurorisë së Tiranës ka ardhur nga Irlanda një përgjigje, ku tregohet se dy firmat shqiptare s’kanë futur në doganat e këtij shteti asnjë litër naftë. Kjo gjë ka rënduar akoma dhe më tepër pozicionin e të arrestuarve, të cilët vazhdojnë përpjekjet për të fituar lirinë me procedurat gjyqësore. Lidhur me këtë çështje dy ditë me parë kolegji penal i Gjykatës së Lartë vendosi lënien në burg pa afat të biznesmenit Hajri Elezaj. Sipas akuzës, ky i fundit është personi kryesor që ka vënë në zbatim skemën e kontrabandimit të naftës virgine, duke futur në “valle” dhe kompaninë tjetër “Fisheku”.
Kronologjia e hetimit të kontrabandës
12 tetor 2010
Ish-ministri Dritan Prifti denoncon publikisht kontrabandën e naftës virgine, duke akuzuar si të implikuar policinë, Drejtorinë e Tatimeve dhe Doganave
13 tetor 2010
Njësia hetimore Task-Forcë njofton fillimin e hetimeve kryesisht dhe fton Dritan Priftin për të dhënë sqarime lidhur me këtë çështje.
15 tetor 2010
Ish-ministri i Ekonomisë dëshmon në njësinë Task-Forcë, ku tregon të gjithë skemën dhe emrat e firmave që realizonin gjatë viteve 2007-2009 kontrabandën e naftës.
18 tetor 2010
Pas dëshmisë së Priftit, Prokuroria thërret bosin e kompanisë “ARMO”, Rezart Taçi, i cili sqaron pozicionin e kompanisë së tij në këtë veprimtari kriminale.
20 tetor 2010
Task-Forca e Tiranës ndërmerr një operacion të gjerë në “ARMO”, “Petrolifera”, “Albpetrol”, ministri, ku sekuestron dokumente, raporte auditi dhe fatura shit-blerje.
11 mars 2011
Pas pesë muaj hetimesh intensive, njësia Task-Forcë ndërmerr një superoperacion ku në pranga bien 13 persona, ndërsa i dyshuari i 14 Bledar Rama shpallet në kërkim.