E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande/ Radhe kilometrike ne kufirin shqiptaro-grek

Dogana e Qafe-Botes eshte bllokuar per disa ore paraditen e djeshme, duke shkaktuar radhe kilometrike automjetesh ne kufirin shqiptaro-grek. Shirat e rrembyeshem qe zgjaten rreth dy ore, kane bere qe te dalin nga shtrati perroi i Manetes dhe per rrjedhoje eshte bllokuar rruga e kalimit per ne doganen e Qafe-Botes. Per mungese te nje ure dhe fillimit te punimeve te aksit rrugor Sarande - Qafe-Bote, perroi prane doganes u shnderrua ne nje lume te vertete. Intensiteti i shirave ka qene i pazakonte. Perroi ka dale nga shtrati vetem pas dy oresh shi dhe ka bere qe vargu i automjeteve, maunave, veturave e kamioneve te arrije disa kilometra. Vetem rastesia ka bere qe mjetet qe ndodheshin ne shtratin e perroit te mos bien pre e ujerave te rrembyeshem, duke shpetuar nga mbytja. Dogana e Qafe-Botes per shume ore ka mbetur e bllokuar dhe e rrethuar nga ujerat qe rridhnin me shpejtesi drejt detit. Zhavorishte masive solli perroi, duke krijuar nje situate te rende ne segmentin fundor, ate pak metra para kalimit te kufirit. Mjetet u bllokuan si ne ane shqiptare edhe ate greke. Vetem pas shume oresh bllokim dhe pas renies se ujerave dhe nderhyrjes se mjeteve per rregullimin e rruges dhe largimin e dherave dhe shkembinjve eshte bere i mundur normalizimi i rruges dhe kalimi i mjeteve. Nga informacioni i doganes dhe policise se pikes se kalimit mesohet se nuk ka pasur deme ne njerez dhe ne mjete, pervec anomalive te krijuara me bllokimin per ore te tera te tyre ne dyja anen e kufirit.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›