Katari dhe Mauritania pritet ta njohin së shpejti Kosovën
Prishtinë -Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota gjatë takimeve të ndara me ministrin e Mbrojtjes së Katarit, Hamad Bin Ali Al-Attiyah dhe atë të Mauritanisë, Mohamed Lemine, është siguruar nga këta të fundit se vendet e tyre së shpejti do ta njohin Kosovën, sidomos tash pasi që një gjë të tillë e ka bërë Arabia Saudite.
Ministri Mujota i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi dhe i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Turqi Bekim Sejdiu, në funksion të prezantimit të Kosovës dhe kërkesës për njohje të pavarësisë së saj, ka takuar një numër të madh ministrash të Mbrojtjes dhe shefa të Shtabeve të vendeve pjesëmarrëse në “Panairin e 9-të Ndërkombëtar të Industrisë ushtarake” në Stamboll të Turqisë.
Mujota gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes së Katarit Hamad Bin Ali Al-Attiyah, e ka njoftuar atë për zhvillimet në Kosovë dhe ka kërkuar nga ai mbështetjen e vendit të tij për njohjen e shtetit të Kosovës. Ministri Attiyah ka thënë se vendi i tij, pas njohjes nga Arabia Saudite, po e shqyrton mundësinë e njohjes së shpejtë të Kosovës, e cila pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt. Takim të veçantë ministri Mujota realizoi edhe me ministrin e Mbrojtjes së Mauritanisë Mohamed Lemine, të cilit i ka shpjeguar situatën në vendin tonë, duke i kërkuar që Mauritania ta njohë Kosovën.
Ministri Lemine e siguroi Mujotën se njohja e pavarësisë nga shteti i tij do të vijë shpejt, sidomos tashmë pas njohjes nga disa vende arabe. Po kështu, ministri Mujota takime të posaçme ka realizuar edhe me ministrin e Mbrojtjes së Tanzanisë, ministrin e Mbrojtjes së Çadit, Kenisë, Mongolisë, Koresë Jugore.
Në Panairin e Stambollit po marrin pjesë 25 ministra të Mbrojtjes dhe dhjetëra shefa të Shtabeve nga shumë vende të botës, njofton të enjten Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë MFSK-së. rtk