Shefer do të vizitojë Shkupin më 8 maj
Bruksel -Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer do të vizitojë Maqedoninë më 8 maj. Kjo është bërë e ditur nga zëvendësndihmës sekretari i Aleancës, Robert Simons i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Simons ka bërë të ditur se Shefer do të shprehë përkushtimin e tij personal që Maqedonia të jetë partner dhe anëtare e Aleancës.