Virusi godet Bankën Botërore
Banka Botërore bëri të ditur se një punonjës i saj në Uashington është prekur nga virusi H1N1.
Në deklaratën për shtyp, Banka Botërore, pa përmendur emrin e punonjësit, theksoi se punonjësi kishte qenë në Meksikë gjatë datës 13-18 prill dhe është prekur nga virusi H1N1. Atij iu bënë kontrollet e duhura kur hyri në kufi dhe bëhet e ditur se është i shëruar plotësisht.
Në deklaratë thuhet se duke nisur nga e hëna, ai do vazhdojë normalisht punën.