E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici rrugor plagoset lehtë nga përplasja e 2 makinave

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 09:50 në sektorin “Hekurudha” të plazhit, 5 km larg Durrësit, kur një autobus interurban, që vinte nga qyteti i Elbasanit dhe një autoveturë, të cilat janë përplasur pas njëra-tjetrës, kanë goditur një shtyllë të ndriçimit, duke  dëmtuar lehtë dhe një punonjës të policisë së qarkullimit rrugor.
     
Sipas burimeve nga vendngjarja, autobusi me targë EL 2553 C, ka goditur fillimisht nga prapa autoveturën tip “W Polo”, me targë DR 04 71 D, dhe si pasojë ka mbetur i dëmtuar edhe një polic, i cili po kryente detyrën e tij në këtë zonë me një qarkullim mjaft të dendur të automjeteve dhe të kalimtarëve.
    
Burimet thanë se gjithçka është rikthyer në normalitet brenda pak minutash dhe se pas ndihmës mjekësore punonjësi i policisë nuk ka asnjë problem shëndetësor

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›