E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, policia kufitare shpëton 4 persona nga mbytja

Një barkë me pedale është përmysur shumë larg bregut të detit duke rrezikuar jetën e katër personave, mes të cilëve dy fëmiëj të moshave 9-10 vjec. Policia u lajmerua me telefon nga pushuesit 

DURRËS-Një tragjedi është shmangur në plazhin e Durrësit, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë kufitare bregdetare. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, por detajet e saj janë bërë të njohura vetëm sot në mesditë.
Drejtori i policisë rajonale të kufirit dhe migracionit, Naim Manuka, tha se katër pushuesit nga qyteti i Gramshit, me moshë nga 9-24 vjeç, kishin dalë për të shëtitur me barkë-pedalo në plazhin e Golemit.
Elvis Hida, 9 vjeç, Ervis Balla, 24 vjeç, Adrian Visha, 21 vjeç dhe Eli Berja, 10 vjeç, janë gjetur në ujë nga mjeti lundrues gomone D-62 i policisë kufitare bregdetare pasi barka e tyre ishte përmbysur, u shpreh Manuka.
Sipas drejtorit të policisë rajonale të kufirit dhe migracionit, gjithçka ka nisur dje rreth orës 12.45 pas një telefonate në stacionin e policisë kufitare se në plazhin e Golemit, përballë hotel “Murrizit”, një barkë me pushues ndodhej në vështirësi. Të katër pushuesit janë gjetur brenda pak minutash rreth 300 metra larg bregut dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte e mirë.
Manuka tha se shpesh herë pushuesit largohen shumë nga bregu dhe i mbushin barkat e vogla pedalo jashtë kapacitetit deri në 10-12 vetë, çka rrezikon seriozisht jetën e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›