E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama 8 maji vote proteste per pushtetin qe vret grabit e genjen

FIER- 8 maji eshte dita e nje aleance te madhe e nje demonstrimi popullor per ta ndryshuar jeten tone dhe jeten e vendit dita per te realizuar endrrat tona per te zgjidhur halle dhe probleme qe kane mbetur peng prej vitesh. Keshtu iu drejtua kreu socialist Edi Rama qytetareve te Fierit ku prezantoi dhe kandidatin e Aleances per te ardhmen kreun aktual te Bashkise Fier Baftjar Zeqo.

Per kreun e Partise Socialiste zgjedhjet e 8 majit jane e vetmja mundesi per te mos e lene te keqen te dale nga kontrolli.

Ne 8 maj te fitojme per plumbat e 21 janarit tha Rama deputetin e humbur te Fierit Fatmir Xhindin dhe Faik Myrtaj si dhe per ata qe vriten perdite nga endrrat dhe shpresat e tyre.

Sipas kryesocialistit 8 maji eshte nje vote besimi per kandidatet dhe nje vote proteste per pushtetin qe vret grabit dhe genjen. Eshte koha per ti dhene cdo qyteti dhe fshati mundesine te clirohet nga rruga e kusarise tha ai.

Kandidatin dhe kreun aktual te Bashkise Fier Baftjar Zeqo Rama e quajti nje prej kryetareve me te suksesshem te bashkive qe drejton PS ndersa Fierin lokomotiva e fitores.

Me heret gjate dites kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka prezantuar projektin e kampusit universitar ne qytetin e Tiranes. Rama beri prezantimin e planit tek cadra rinore e Partise Socialiste ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Kreu i socialisteve ka folur fillimisht per sistemin arsimor ne vend te cilin e konsideroi si militantesk dhe te deshtuar. Kemi sistem arsimor te militarizuar. Po marrin kursimet e familjeve dhe u japin nje leter pa vlere. Kemi shperdorim te burimeve njerezore ne te gjitha nivelet tha Rama.

Ai ka nenvizuar se pala qe qeveris nuk eshte ne gjendjen te tregoje asnje plan strategjik per asnje nga sektoret e zhvillimit. Rama tha se koalicioni qeverises imponon nje pushtet me mashtrime ku tjeter thuhet dhe tjeter ndodh ne praktike. Politika po imponon nje regjim ku tjeter thuhet e tjeter behet. Flitet ore te tera per njerezit dhe behet vetem per veten. Po shperdorohen burimet natyrore e financiare. Jemi para dy rrugesh njera con nje thellimin e nje problematike shume te thellua te demokracise ekonomise e te gjithe sektoreve te jete nga ana tjeter eshte rruga jone e nje endrre qe e kemi treguar ne Tirane dhe qe jemi ne gjendje ta ndjekim me vullnet pasion dhe kompetence profesionale te cilat i ofrojme pa kompensim tha kreu i PS-se.

Rama ka shtuar se rruga per realizimin e kesaj endrre jo qe eshte rruga jone por imponon edhe largimin e tyre qe e kane kapur shtetin per fyti. Rama tha se per te dalluar ndryshimin mes dy alternativave mjafton te shikosh ate projekt te projektin e tramit apo te kampusit sot e te tjera qe do prezantojme ne ditet ne vije per te kuptuar qe kemi nje dallim te madh te dukshem mes menyres qe ne e shohim zhvillimin dhe menyren se si ata e shohin.

Kreu i bashkise se kryeqytetit ka nenvizuar se keto zgjedhje jane politike sepse kane te bejne me orientimin e politikes qe ka te beje me problemet e qytetareve. Te gjitha ata qe e ndjekin kete fushate keto zgjedhje nuk jane mes partish por mes te shkuares dhe te ardhmes percaktojne nivelin e lirise individual familjare dhe komunitare. Duhet te clirohemi nga kthetrat e nje pushteti qe po asfikson demoracine dhe ekonomine. Keto zgjedhje jane politike pasi percaktojne orientimin e politikes per zgjidhjen e problemeve qe kane qytetaret tha Rama.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›