Plagosen tre serbë te Kroi i Vitakut

Pas një përleshje në mes të disa banorëve serbë e shqiptarë në veri të Mitrovicës konkretisht në lagjen Kroi Vitakut janë plagosur tre serbë, njëri prej tyre pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Lajmin është konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Besim Hoti.
Hoti ka thënë se pas incidentit policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas zyrtarëve policor të plagosurit i janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale dhe gjendja shëndetësore e dy prej të plagosurve është e rëndë.
Hoti ka njoftuar se aktualisht situata është në kontroll dhe nuk ka pasur reagime për ngjarjen.