Evropa inauguron gazsjellesin Rrjedha e Veriut

Liderët politikë dhe ekonomikë e kanë konsideruar këtë vepër si një kontribut domethënës për sigurinë energjitike për një periudhë afatgjatë në Europë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti rus Dimitri medvedev, kryeministri francez, Francua Fijon dhe ai i Holandez Mark Rutte kanë marrë pjesë në inaugurimin e veprës. Gjithashtu i pranishëm ka qenë edhe komisioneri për Energjinë në Europë, Gunter Oettinger.
Rrjedha e Veriut do të nis funksionimin e plotë pas mesit të vitit 2012 dhe dy linjat e saj do të transportojnë 55 miliardë metër kub gaz rus drejt Europës për të paktën 50 vjet. Ky gazsjellës është i pari i këtyre përmasave. Me rreth 140 miliardë metër kub gaz të eksportuara drejt Europës, Rusia mbulon 40% të nevojave të importit. Norvegjia është një nga furnizuesit kryesor të gazit.
Në vitin 2009 për shkak të një mosmarrëveshjeje të shitjes mes Moskës dhe Kievit, furnizimin me gaz i Europës perëndimore u pezullua. Me Rrjedhën e veriut, Rusia shmang problemin e furnizimit me gaz të Europës. Gazsjellësi rrjedha e Veriut është një marrëveshje ndërkombëtare, ku vetëm Gazpromi rus kontrollon 51% të aksioneve dhe pjesa tjetër zotërohet nga kompanitë energjitike europiane.