E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder/ Ne rritje numri i personave qe kerkojne asistence

Shkoder - Shkodra eshte konsideruar si nje nga qytetet me problematike per sa i perket numrit te madh te te papuneve ne shkalle vendi, prej disa vitesh

Ndonese statistikat zyrtare japin pjeserisht permasat e ketij fenomeni te mprehte social, cuditerisht ne kryeqendren e Veriut mungon krahu i punes. Numerohen mbi 30 mije te papune. Nderkohe qe, kjo shifer pohohet te jete shume e larte. Shtimi i te papuneve gjate ketyre 17 viteve te fundit ka ardhur si pasoje e migrimit te mijera banoreve nga zonat e thella rurale, por edhe nga mungesa e politikave te punesimit. Burime zyrtare nga lokalet pohojne se ne kete qytet trajtohen me ndihme ekonomike rreth 4800 familje, ndersa numri i kerkesave per asistence sa vjen e rritet nga dita ne dite. E ndersa flitet per rritje te nivelit te varferise dhe te papunesise, ne Shkoder mungon krahu i punes. Sipermarresit shkodrane jane ne udhekryq. Sipas Gjovalin Shtjefnit, njerit nga perfaqesuesit e biznesit te rrobaqepesive ne Shkoder, megjithese kam kerkuar disa here mbeshtetjen e zyres se punes per te punesuar rreth 200 persona, perseri une nuk po arrij qe te siguroj fuqine e nevojshme punetore. Mbase ka ardhur koha, pohon Shtjefni, qe te rishikohet edhe ligji per ndihmen ekonomike, pasi me ligjin ekzistues thuhet qe shteti duhet te ofroje tre vende pune te ndryshme, qe me pas personi i trajtuar si i papune te hiqet nga skema e ndihmes ekonomike qe ato marrin prane Bashkise Shkoder.

R.LL


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›