E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset 19 vjeçari, ne kerkim dy te rinj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 15 minuta më parë ndërsa shtetasi Adriatik Gazmiu, 19 vjeç është plagosur për motive banale nga dy persona, indetiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Nga të dhënat më të fundit mësohet se ngjarja ka ndodhur në Institutin Bujqësor ne Tirane, konkretisht në një qënder interneti.
 

Policia e cila ka mbërritur menjeherë në vendgjarje po punon për zbardhjen e e plotë të këtij akti të rëndë, ndërsa i riu është dërguar menjehere në Spitalin Ushtarak. Sipas të dhënave paraprake, rezulton se 19 vjeçari është jashte rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›