Miratohen vezhguesit KQZ 145 persona per voten e 8 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vëzhguesit e parë vendas që do të monitorojnë zgjedhjet lokale. Shoqata për Kulturë Demokratike, vë në dispozicion 145 të rinj të cilët do të monitorojnë mbarevajtjen e procesit të 8 majit.
"Të miratojmë kërkesën e shoqatës 'Për kulturë demokratike', për akreditimin e 145 vëzhguesve afatgjatë në vëzhgimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore", tha Arben Ristani, kreu i KQZ.
Ndërkohë ODIHR pritet të sjellë në fund të muajit arsenalin e vetë të vëzhguesve të kryesuar nga amerikani Jonathan Stonestreet. 50 prej tyre do të kenë statusin afatgjatë ndërsa 400 të tjerë do të monitorojnë vetëm ditën e zgjedhjeve. Po ashtu të tjerë monitorues pritet të vijnë dhe nga Parlamenti Europian me kërkesë të politikës shqiptare. Në 28 qershor 2009, koalicioni i shoqatave vendase angazhoi 2500 persona ne qendrat e votimit dhe 396 të tjerë ne vendet e Numerimit te Votave.
Elona Gjylmi