Plagoset drejtori i Inspektoratit të Ndërtimit të Bashkisë, Ardit Kaja- LSI i bën thirrje Edi Ramës të presë hetimet

Qëllohet teksa lëvizte me automjetin e tij tip “Hyndai” me targa TR 8116 R, drejtori i Inspektoratit të Ndërtimit të Bashkisë, Ardit Kaja. Kaja është goditur në kofshën e majtë, dhe fatmirësisht sipas mjekëve të Spitalit Ushtarak, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Gjithsesi, Kaja vazhdon të jetë në terapi mjekësore si pasojë e plagës së marrë me armë zjarri. Autorët dyshohet ta kenë ndjekur Kajën me motorr, dhe e kanë arritur në hyrje të sheshit “Skënderbej”, nga krahu i bulevardit “Dëshmorët e kombit”. Pikërisht, para ministrisë së Mbrojtjes, motori i është afruar nga krahu i pasagjerit dhe e ka qëlluar, Kajën që ndodhej në timon. Shërbime të shumta policore të Tiranës kanë shkuar në vendngjarje. Veç oficerëve të lartë të policisë së qarkut në vendngjarje kanë shkuar edhe oficerë e titullarë të drejtorisë së krimeve të rënda në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Hetimet e policisë janë fokusuar në verifikimin e angazhimeve të detyrës që ka Kaja, si dhe për konflikte të mundshme personale të tij për zbardhjen e ngjarjes. Burimet policore nuk saktësuan nëse autorët janë fokusuar nga kamerat e sigurisë së godinës së Ministrisë së Mbrojtjes, apo ministrisë së Brendshme.
Nënkryetarja e LSI, Blerina Kazaferi: Edi Rama të mos bëjë edhe policin edhe prokurorin
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të qytetit te Tiranës jam këtu për të shprehur keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në mëngjes dhe ku mbeti i plagosur zoti Ardit Kaja, dhe më lejoni t’i uroj atij shërim të shpejtë dhe pa asnjë pasojë për shëndetin e tij. LSI e denon këtë akt kriminal dhe inkurajon organet e zbatimit të ligjit për një hetim të shpejte e profesional, per te vene para drejtesise autoret dhe cilindo qe mund te rezultoje i implikuar me ta. Nderkaq, e ftojme Kryetarin e Bashkise te vetepermbahet, te ruaje qetesine dhe te prese perfundimet e hetimit, te mos nxitoje te beje edhe policin, edhe prokurorin, edhe ekspertin, se perpjekjet per ta transferuar pisten e hetimit pa pritur perfundimet e hetimit, jane deshmia me e qarte e panikut dhe e frikes per humbjen qe e pret ne zgjedhjet e 8 majit.
...