E Shtunë, 31 Tetor 2026

E qeshura qe pasoi vrasjen

Fatos Salliu

Gramsh- Zbardhen detajet e casteve para ekzekutimit te Greta Xhaferrit, studentes se vitit te dyte per Infermieri ne Universitetin e Elbasanit. Kusheriri i saj Ilirian Koci, ka kryer nje vrasje te ftohte dhe te paramenduar. Diten e krimit 26-vjecari eshte lidhur me telefon me vajzen e dajes. Kishte kohe qe ajo nuk i bindej me dhe i kishte thene se historia mes tyre duhej te merrte fund. Ne kete menyre, ai ka marre nje cante ku mbante kallashin me nje karikator me fisheke. Sapo ka hyre ne apartament eshte perpjekur t'i mbushe mendjen vajzes se dajes se duhej te vazhdonin dashurine. Por ajo ka refuzuar. "Dua te martohem me ty. E kam seriozisht. Nuk ka zgjidhje tjeter. Ne do te jemi pergjithmone bashke", i ka thene Iliriani. Kusherira ka qene e qarte ne vendimin e saj dhe i eshte pergjigjur se kjo lidhje ka marre fund sepse ishte nje absurditet. Atehere Iliriani e ka kercenuar me arme. "Do te vras po nuk pranove. E kam ndare mendjen, o me mua, ose do te vdesesh". Greta nuk e ka marre seriozisht kete kercenim. Madje ka qeshur, sepse e ka konsideruar nje budallallek. Por kjo sfide i ka kushtuar teper shtrenjte. Iliriani ka nxjerre kallashin dhe pa u menduar gjate ka qelluar me bresheri ndaj kusherires. Ka hedhur armen ne dhome dhe eshte larguar qetesisht nga qyteti. Keto detaje jane zbardhur gjate seances se marrjes ne pyetje, ku 26-vjecari ka shpjeguar se kerkonte t'i mbushte mendjen me force dhe se e qeshura e vajzes e kishte terbuar se tepermi.

Pas krimit, eshte falur per mekatin dhe me pas eshte kthyer perseri ne qytet, ku i eshte dorezuar policise. Sipas te dhenave hetimore rezulton se Ilirian Koci ka perfunduar shkollen e mesme. Burime nga zona e Gramshit treguan se prej disa kohesh ai ishte caktuar te ushtronte profesionin e imamit ne nje nga xhamite e kesaj ane. Burime te Myftinise se rrethit e mohuan kete fakt dhe u shprehen se ai ishte nje besimtar i thjeshte. Koci pranoi krimin e kryer kater dite me pare dhe ka krijuar lehtesira ne hetime. Gjykata e Elbasanit pritet te jape sot masen e sigurise per autorin, me grup hetimor te kryesuar nga prokurori Ilir Gjevori.

Heshtje mes familjeve, babai: Im bir te denohet per krimin

Familja e Greta Xhaferrit, me banim ne lagjen "18 Gushti" ne Gramsh, jetonte ne kushte te veshtira ekonomike dhe financiare. Prej disa kohesh ata kishin nxjerre ne shitje apartamentin ne katin e pare te pallatit ne kete lagje. Prinderit e Gretes punonin ku te mundnin per te siguruar buken e gojes dhe per te mbajtur vajzen me studime ne Elbasan. Ende nuk dihet se perse ata deshen te largoheshin nga qyteti. Familjet respektive i ka pllakosur heshtja. Dikush nga te afermit pohoi se me shume se ngjarja ata jane te vrare nga lidhja brenda familjes, e cila paragjykohet dhe denohet rende nga opinioni. Ngushellimi per humbjen eshte shoqeruar gjithmone me kurajon se ky ishte nje aksident dhe jo per fajin e tyre. Gjate ketyre diteve Ilirian Koci nuk eshte vizituar nga familjaret. I ati i tij, Emin Koci, ka kerkuar qe djali te denohet ne baze te ligjit. "I kerkoj drejtesise qe djali te denohet per krimin qe ka bere".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›