E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset gjatë punës fadromisti

Një punonjës i firmës “Bektel Enka”, e cila po kryen punimet në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, u plagos si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu nga reshjet e shumta. Mejdet Pilati, i cili punonte si fadromist, është zënë poshtë nga një masiv dheu.

Menjëherë 24-vjeçari është dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme, pas këtij aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Masterkor dhe burime të policisë bëjnë të ditur se në këtë pjesë, si pasojë e masivit të dheut të rrëshqitur, ka mbetur rruga e bllokuar. Një nga shkaqet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje ka qenë edhe moti i keq, i cili ka ndikuar në rrëshqitjen e dheut.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›