Gjykata e Faktit: Hetimet e Durrës-Kukës, të pavlefshme
Pranohet kërkesa e ministrit të Jashtëm Lulzim Basha, duke shpallur të pavlefshme aktet e fletëthirrjes dhe njoftimit të akuzës. Në të njëjtën kohë, kjo gjykatë shpall të pavlefshëm edhe dërgimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Lartë. Ministri Basha pas këtij vendimi, nuk është më i pandehur për dosjen “Durrës-Kukës”, madje hetimet e zhvilluara janë cilësuar të paligjshme. Prokuroria nga ana e saj ka deklaruar se do të apelojë çështjen, por kjo është hera e katërt që ajo humbet në përplasjet me drejtësinë në lidhje me këtë dosje. Vendimi është marrë dje nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila e ka shpallur vendimin pas rrëzimit të kërkesës së përsëritur të organit të akuzës për shpallje të moskompetencës së shqyrtimit të kësaj kërkese. Pretendimi se akti i njoftimit kishte shkelje ligjore u mor parasysh nga ana e Gjykatës së Tiranës. Mbrojtja e Bashës pretendoi për parregullsi në procedurën e thirrjes së klientit të tij si të pandehur në prokurori. Për këtë u paraqit një padi kundër Prokurorisë në Gjykatën së Tiranës. Basha paditi prokurorinë për “veprime flagrante të prokurorisë në kundërshtim me ligjin që përmbajnë aktet procedurale të njoftimit, bazuar në nenin 130 pika 3 të Kodit të Procedurës Penale”. Në një seancë që zgjati vetëm disa minuta, gjyqtarja Hajdari shpalli vendimin për pranimin e kërkesës së ministrit Basha për shpallje të pavlefshme për dy akte procedurale të prokurorit Arben Kraja. Madje, vendimi shkon edhe më tej, pasi edhe veprimi i ndërmarrë nga Prokuroria e Përgjithshme për dërgimin e dosjes në Gjykatën e Lartë shpallet i pavlefshëm nga kjo gjyqtare. Gjatë shpalljes së vendimit, gjyqtarja Hajdari vendosi pranimin e kërkesës me nr. 1623, akti i datës 26.11.2008. Deklarimin e pavlefshëm të akteve procedurale gjatë hetimeve paraprake si: a) Fletë-thirrjen e datës 24.11.2008, me nr. 1048/74 Prot, të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, si dhe b) Deklarimin e pavlefshëm të Akt-Njoftimit të akuzës, të datës 27.11.2008), të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë. Gjithashtu, gjykata shpall edhe pavlefshmërinë e akteve të mëpasshme të ndërmarra nga prokuroria, që varen nga aktet e deklaruara të pavlefshme.
Kërkesa për pavlefshmëri absolute
Kërkesa e ministrit të Jashtëm për pavlefshmëri absolute të akteve procedurale u depozitua ditën kur u thirr nga Prokuroria e Përgjithshme për t’u njohur me akuzën. Basha jo vetëm refuzoi paraqitjen në organin qendror të akuzës, por në të njëjtën kohë i paditi ata për pavlefshmëri të akteve të fletë-thirrjes dhe njoftimit të akuzës. Pas hedhjes në short, kërkesa i ra për shqyrtim gjyqtares Fatmira Hajdari. Gjatë seancës së parë të shqyrtimit të kësaj kërkese, prokurori Arben Kraja kërkoi shpalljen e moskompetencës së kësaj gjykate për shqyrtimin e kërkesës, pasi bëhet fjalë për një person me funksion ministër dhe aktualisht deputet. Por, kjo kërkesë u rrëzua si e pabazë nga gjyqtarja. Në këtë moment të gjyqit, prokurori kërkoi përjashtimin e gjyqtares si e njëanshme dhe depozitoi një kërkesë ku kërkonte përjashtimin e saj. Por, kjo kërkesë u hodh poshtë nga gjyqtari Altin Abdiu, i cili vendosi që të jetë gjyqtarja Hajdari që duhet të vazhdojë gjykimin e kërkesës së ministrit Basha. Dhe, vetëm pas këtij rrëzimi të njëpasnjëshëm të kërkesave të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Tiranës e rrëzon sërish organin qendror të akuzës, duke pranuar kërkesën e ministrit dhe shpallur të pavlefshme veprimet procedurale të zhvilluara pas vendimit të gjyqtarit Tona, si aktin e fletë-thirrjes dhe njoftimin e akuzës. Në të njëjtën kohë, kjo gjyqtare shpall të pavlefshëm edhe dërgimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Lartë. Disa ditë para se ministri i Jashtëm të njoftohej për akuzën, gjyqtari Sokol Tona kishte vendosur ndërprerjen e hetimeve dhe dërgimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Lartë, duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për zgjatje të hetimeve edhe 1 muaj. Por, ende pa u marrë një vendim nga Gjykata e Apelit lidhur me apelimin e këtij vendimi nga Prokuroria e Përgjithshme, kjo e fundit i njofton akuzën ministrit Basha dhe dërgon dosjen për gjykim në gjykatë.
Vendimi
Seanca filloi në orën 10:40 pasi sa u bë gati salla. Gjykata e Tiranës vendosi pranimin e kërkesës me nr. 1623, akti i datës 26.11.2008. Deklarimin e pavlefshëm të akteve procedurale gjatë hetimeve paraprake si: a) Fletë-thirrjen e datës 24.11.2008, me nr. 1 048/74 Prot, të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, si dhe b) Deklarimin e pavlefshëm të Akt-Njoftimit të akuzës, të datës 27.11.2008, të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë. Gjithashtu, gjykata shpall edhe pavlefshmërinë e akteve të mëpasshme të ndërmarra nga prokuroria, që varen nga aktet e deklaruara të pavlefshme. Sipas vendimit, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 10 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit. U shpall në Tiranë, sot më datë 15.12.2008, ora 11:25.
Detaj
18 dhjetor do të jetë data e fundit brenda së cilës Gjykata e Lartë do caktojë ditën e gjyqit për dosjen “Durrës-Kukës”
Gjykatë Kërkesat e hedhura poshtë të Prokurorisë së Përgjithshme Prokuroria e Përgjithshme është rrëzuar disa herë nga Gjykata e Tiranës, duke hedhur poshtë çdo kërkesë të parashtruar lidhur me çështjen e rrugës “Durrës-Kukës”. Këto kërkesa janë konsideruar nga gjyqtarët, që i kanë shqyrtuar si të pabaza. Përballja e parë ishte ajo e shqyrtimit të kërkesës së Armand Telitit e Andi Tomës, të cilët kundërshtonin një kërkesë të prokurorit Arben Kraja për shtyrje edhe një muaj të hetimit për çështjen në ngarkim të tyre. Kjo kërkesë, për të cilën nga prokurori u kërkua shpallje moskompetence, u pranua nga gjyqtari Tona, i cili vendosi ndërprerjen e hetimeve të mëtejshme dhe rrëzimin e kërkesës së përfaqësuesit të akuzës për shpallje të moskompetencës për shqyrtimin e kësaj kërkese. Përballja e dytë do të ishte ajo mes avokatit Zef Nikaj që përfaqësonte ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha dhe prokurorit Kraja, për kërkesë-padinë kur kërkohej shpallja e pavlefshmërisë për dy akte procedurale. Kërkesa i ra në short gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila pranoi gjykimin e kësaj kërkese, pavarësisht kërkesës së prokurorit për shpallje të moskompetencës për shqyrtimin e kësaj kërkese, e cila sipas tij, i takonte Gjykatës së Lartë për t’u shqyrtuar. Kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtarja Hajdari, e cila vendosi ta gjykojë kërkesën e Bashës. Pikërisht në këtë moment prokurori kërkoi përjashtimin e gjyqtares Hajdari si e njëanshme, duke depozituar një kërkesë, e cila u shqyrtua dje nga gjyqtari Altin Abdiu. Vendimi i disa ditëve më parë rrëzoi për të tretën herë Prokurorinë e Përgjithshme, e cila e konsideroi si të pabazuar në ligj kërkesën e përfaqësuesit të akuzës, që pretendonte se gjyqtarja Hajdari ishte e njëanshme. Tashmë, me vendimin e djeshëm, gjykata e ka rrëzuar sërish Prokurorinë e Përgjithshme, duke ia shfuqizuar veprimet procedurale të kryera pas vendimit të dhënë nga gjyqtari Sokol Tona.