Kryepolicit të rrugorëve i djegin makinën me benzinë
15/12/2008 Mjeti nuk është djegur plotësisht, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
TIRANE- Mllefi i akumuluar i dikujt që nuk i pëlqen rregulli në qarkullimin rrugor shpërtheu dje në formën e zjarrvënies së makinës së atij që e garanton këtë qetësi në rrugë. Krenar Ahmeti, shefi i “hekurt” i Policisë Rrugore, njeriu që solli aq polemika mes policisë dhe Prokurorisë, dje u gjend në pozitën e personit të dëmtuar pasi makina e tij zyrtare mori flakë në orën e para të mëngjesit. Grupi hetimor që shkoi menjëherë në afërsi lagjes “Mihal Grameno”, pranë shkollës “Osman Myderyzi”, ku banonte Ahmeti, konstatoi se mjeti i tij tip “Wolsvagen Pasat” ishte djegur me qëllim, pasi asnjë shenjë nuk tregonte për defekte paraprake teknike të makinës, teksa po shihet mundësia e gjetjes së autorëve. Mjeti me të cilën Ahmeti kryente detyrën e përditshme nuk është djegur plotësisht, pasi ndërhynë menjëherë disa kalimtarë të rastit, të cilët mundësuan shuarjen e flakëve.
Shpërthimi
Duke iu referuar burimeve nga policia e Tiranës mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Kalimtarë të rastit kishin dëgjuar zhurmën e shkaktuar nga djegia e makinës dhe menjëherë ndërhynë për të shuar zjarrin. Mjeti i llojit “Wolsvagen Passat” nuk është dëmtuar plotësisht, pasi ndërhyrja ishte e menjëhershme, ndërsa më pas u njoftua salla e policisë për këtë ngjarje. Në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertët, të cilët kryen veprimet e para.
Hetimet
Në momentet e para të ngjarjes, grupi hetimor parashtroi dy pista të kësaj ngjarjeje, por më pas ato u kufizuan në një të vetme. Pista e parë kishte të bënte me ndonjë defekt teknik të makinës dhe për pasojë ajo të kishte marrë flakë nga ndonjë qark elektrik, ndërsa pista e dytë kishte të bënte me zjarrvënien e qëllimshme për shkak të detyrës. Pas verifikimeve paraprake rezultoi se makina kishte qenë në kushte të mira teknike dhe për pasojë mjetit i ishte vënë zjarri qëllimisht. Krenar Ahmeti nga ana e tij dha shpjegimet përkatëse për grupin hetimor, teksa po verifikohen të gjitha mundësitë për të gjetur autorët në një kohë sa më të shkurtër. Tashmë ky grup ekspertësh po heton vetëm mbi pistën e zjarrvënies për shkak të funksionit që mban shefi i qarkullimit rrugor në kryeqytet. Makinës i është vënë flaka me benzinë dhe për pasojë djegia ka qenë e menjëhershme.
Dëshmitarët
Të vetmet dëshmi që kanë mundur të mbledhin ekspertët e policisë që mbërritën në vendngjarje ishin ato të disa kalimtarëve që pasi kishin parë zjarrin në makinë u përpoqën me mundësitë e tyre që ta shuanin atë. Ndërsa disa tregtarë në këtë zonë i kanë thënë policisë se gjatë orës kur mendohet se i është vënë flaka makinës me benzinë kishin vënë re lëvizje të disa personave, por asgjë e dyshimtë nuk u kishte tërhequr vëmendjen.
Gjyqi i Ahmetit për konfliktin
TIRANË- Më 26 qershor të këtij viti Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin për pezullimin e kreut të Qarkullimit Rrugor të Tiranës. Kështu, Krenar Ahmeti fitoi të drejtën për t’u rikthyer në punë. Një nga provat që ka bindur Gjykatën e Apelit për të rikthyer në punë Krenar Ahmetin është raporti i shërbimit. Në raportin e shërbimit nuk është shënuar emri i prokurores për shoqërim, por vetëm emri i bashkëshortit të saj Agron Bajri. Ndërkohë që Gjykata e Apelit është shprehur se ditën kur ka ndodhur ngjarja, shefi i Qarkullimit Rrugor ka qenë në detyrë dhe ishte i detyruar të ndalonte çdo makinë që qarkullonte në kundërshtim me rregulloren për faktin se luhej një ndeshje futbolli. Prokuroria e Tiranës ka bërë të ditur se ndaj Ahmetit janë bërë denoncime nga prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Bajri dhe H. Neza, ish-punonjës policie nga Durrësi. Krenar Ahmeti është akuzuar nga organi i akuzës për veprime arbitrare si shef i komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, akuzë të cilën kryepolici nuk e ka pranuar. Së bashku me Krenar Ahmetin, të pandehur janë dhe dy punonjës policie Alfons Gjoni dhe Bernard Vaci.
Precedenti, digjet makina e policit
VLORË- Ngjarja më e afërt me atë të djeshmen është 14 tetori i këtij viti, kur automjeti i një polici në dhomat e paraburgimit të komisariatit të e Vlorës është djegur në mesnatë, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në lagjen “Pavarësia” të qytetit. Automjeti tip “Isuzu”, me targa VL 0491 C, i cili kishte qenë i parkuar para pallatit ku banonte polici, mësohet se është djegur plotësisht. Nga hetimi i kryer dhe dëshmia e banorëve që kanë dëgjuar zhurma dhe kanë parë nga dritaret çfarë po ndodhte, rezultoi se dy adoleshentë kanë spërkatur me një bidon benzine mjetin e më pas i kanë vënë flakën. Efektivi i policisë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është marrë në pyetje mëngjesin e djeshëm. Ai ka mohuar të ketë pasur konflikte me njeri. Sipas policisë, nuk përjashtohet pista e hakmarrjes për shkak të detyrës. Ndërkohë po hetohet për të bërë të mundur identifikim e zjarrvënësve, pasi materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit. Sakaq, numërohen me dhjetëra raste, kur efektivët e policisë i kanë gjetur në mëngjes të djegura makinat e tyre.