E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me armë 21-vjeçari, autori në kërkim

Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi në zonën e Kafes së Rremës, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Armando Gjypi, 21-vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarjeje, shtetasi Hergert Çitaku, 24-vjeç, banues në Babrru, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar disa herë për motive të dobëta shtetasit  Armando Gjypi, 21 vjec, i cili është i plagosur në këmbën e majtë, dhe Jetnor Gjypi, 26-vjec, vëllezër, lindur në Librazhd dhe banues në Fushë Kërçik Babrru.

 26 vjeçari nuk ka pësuar dëmtime.  U kryen veprimet procedurale nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, model.54. /Start/

                                                                                             2012-05-22 14:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›