E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia në Himarë, të dhënat e hetimit

Ai bëri me dije edhe identitetin dhe moshën e viktimave. Kështu, nga ngjarja kanë humbur jetën:

1. Denisa Flamur Guzi, 21-vjeç, banuese në fshatin Mashan, Komuna Kodovjat, Gramsh
2. Ermira Idriz Mana, 22-vjeç, banuese në fshatin Shelcan,  Elbasan
3. Aurora Artan Molla, 21-vjeç, nga fshati Verdove i Pogradecit
4.Lindita Hekuran Kabashi, 21-vjeç, banuese në fshatin Shtermen, Komuna Gostime, Elbasan
5.Joana Flamur Debinja, 22-vjeç, nga fshati Çermë Sektor, Komuna Tërbuf, Lushnjë
6.Elsa Gëzim Daka, 22-vjeç, nga Elbasani banuese në fshatin Kuqan,
7. Juliana Dilaver Tola, 21-vjeç, banuese në fshatin Mirak, Librazhd,
8. Fabiola Mustafa Shehi, 22-vjeç, nga Bërxulla Tiranë
9. Eriola Sajmir Xhoi, 28-vjeç, nga Elbasani,
10.  Eranda Kristaq Baloshi, 22-vjeç, banuese në fshatin Katundi i Ri Bradashesh, Elbasan
11.  Dorina Hasan Stafa, 21-vjeç, nga Kruja
12.  Armand Halilaga, 23-vjeç, nga Kavaja
13.  Pëllumb Çela, drejtuesi i mjetit, nga Elbasani 

Aktualisht po kurohen në Spitalin Ushtarak Tiranë 15 shtetase, të cilat mbetën të dëmtuara nga ky aksident i rëndë.  Ndërkohë në spitalin e Vlorës po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore 10 shtetase të tjera. Studentja e dëmtuar që gjendej në spitalin e Himarës, pasi ka marrë ndihmën e nevojshme është larguar nga ambientet e spitalit.

 Për menaxhimin e kësaj ngjarje të rëndë dhe dhënien e ndihmës së menjëhershme personave të dëmtuar, strukturat e Policisë së Shtetit kanë bashkëpunuar ngushtë me të gjitha strukturat e administratës shtetërore, të angazhuara në këtë operacion, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria e Emergjencave Civile, si dhe Organet e Qeverisjes Vendore.

Në operacionin e shpëtimit të pasagjerëve të dëmtuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar  strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore Vlorë, të Repartit Delta Force, si dhe forca të Repartit Special RENEA. Po ashtu në dhënien e ndihmës u përfshinë dhe banorët e zonës.

“Krahas veprimeve të kryera për dhënien e ndihmës dhe transportimin e të dëmtuarve, nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, në përbërje të të cilit janë dhe ekspertë të strukturave qendrore të Policisë Rrugorë, Ekspertë Kriminalistë, si dhe Ekspertë mjeko ligjorë, ka vazhduar punën për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të këtij aksidenti të rëndë”, tha Topallaj.

Ai bëri të ditura edhe rezultatet e hetimeve, duke theksuar se aksi rrugor ku ka ndodhur aksidenti ishte i pajisur me sinjalitikën e duhur paralajmëruese. Po kështu ishte i pajisur dhe me mbrojtësen anësore metalike standarde, ndriçues fosforeshent anësor përgjatë gjithë kthesës në të dy anët e rrugës, asfalti ishte i thatë, i pastër dhe pa mbetje. “Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi Pëllumb Çela  ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse, të klasit DE, që në vitin 1999 dhe kjo leje drejtimi ishte rinovuar deri në vitin 2014. Ndërkohë që automjeti në fjalë ka rezultuar të ketë kryer kontrollin e fundit teknik me datë 26.04.2012. Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për këtë ngjarje me pyetjen e dëshmitarëve, të dëmtuar nga ky aksident, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e saj”, tha gjithashtu.

                                                                                             2012-05-22 13:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›