E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me armë 40-vjeçari, mister rrethanat

DURRËS- Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme në Durrës, nga persona ende të paidentifikuar. Lajmi bëhet i ditur nga burimet e policisë së Durrësit, sipas të cilave mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Skënder Tare, pronar i një lokali në këtë qytet.
Nga të dhënat e para mësohet se ai ka marrë një plumb në pjesën e këmbës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur policia, por ende nuk ka detaje rreth asaj që ka ndodhur. I lënduari është marrë në pyetje, por nuk ka bërë asgjë me dije rreth plagosjes. Ai ka deklaruar se nuk ka parë asgjë, vetëm ka ndjerë goditjen. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›