Ksera: Njësitë vendore të ngrenë qendra për fëmijët

Ministri Spiro Ksera deklaroi se mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve, si një objektiv i rëndësishëm i Qeverisë dhe një nga prioritetet për integrimin evropian të vendit, është shprehur në thellimin e reformës legjislative dhe institucionale për të krijuar një mjedis mbrojtës dhe gjithëpërfshirës për fëmijët.
“Viti 2011 e në vazhdim ka qenë një periudhë e rëndësishme në fushën e të drejtave të fëmijëve, ku vazhdimi i ngritjes së mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në nivel vendor dhe qendror u pasua edhe në plotësimin e pesë akteve të fundit nënligjore që bën të mundur plotësimin e të gjithë kuadrit ligjor”, deklaroi Ministri i Punës.
Ministri Ksera më pas u ndal tek problematika e kategorive të veçanta të fëmijëve, të tilla si fëmijët që shfrytëzohen për lypje, për punë të detyruar, që braktisin shkollën, që janë në rrezik trafikimi, që i nënshtrohen dhunës në marrëdhëniet familjare apo fëmijët e parregjistruar, të cilët duhet të referohen, asistohen dhe trajtohen nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve në çdo bashki dhe komunë, struktura këto që në zbatim të detyrimit ligjor duhen ngritur në të gjitha njësitë vendore.
“Pavarësisht se gjatë 2011-2012 nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve janë trajtuar mbi 900 fëmijë dhe nga 18 Njësi në 2010, para miratimit të Ligjit ‘Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve’, tani janë ngritur 49 të tilla në nivel bashkie dhe komune dhe 11 në nivel qarku, është e rëndësishme që të avancohet me hapa më të shpejtë për ngritjen e këtyre strukturave të domosdoshme në të gjitha njësitë vendore”, theksoi Ministri.
Ambasadori i BE në Tiranë, Etore Sequi, theksoi rëndësinë e madhe që kanë për vendet e Unionit të drejtat e fëmijëve dhe vlerësoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm para në promovimin dhe garantimin ligjor të këtyre të drejtave. “Është pozitiv fakti që në Shqipëri po ngrihen njësi në mbrojtje të fëmijëve dhe Qeveria duhet të marrë masa për buxhetin e tyre dhe kompletimin me infrastrukturën e duhur. Njësitë duhet të kenë mbështetje më të madhe ligjore dhe financiare dhe Bashkimi Evropian është këtu për t’jua lehtësuar këtë proces”, u shpreh Ambasadori Sequi. /Start/
2012-06-01 15:23