E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me armën e shërbimit punonjës i Gardës

TIRANE- Një punonjës i Gardës është plagosur sot aksidentalisht me armën e tij të shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në zonën e Freskut në Tiranë, ndërsa mësohet se gardisti ishte duke pastruar armën.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa nuk ka bërë me dije identitetin e të plagosurit. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›