E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, bashkia organizon festen e ullirit

Shoqata “Durresi” dhe bashkia e Durresit kane organizuar ne qytetin bregdetar festen tashme tradicionale te ullirit.

Ky eshte viti i dhjete qe ne kete qytet organizohet festa per nje nga kulturat me tradicionale te Shqiperise. Ne menyre ceremoniale prane Pallatit te Kultures te Durresit u mbollen edhe 5 fidane te rinj ulliri.

Festa u pasua edhe nga nje koncert festiv ne pallatin “Aleksander Moisiu”, ku kane marre pjese kengetare dhe humoriste te njohur nga gjithe Shqiperia.

Shoqata “Durresi” ka ndare me kete rast edhe disa cmime per personalitetet qe kane dhene kontribut te spikatur per qytetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›