E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset minatori në Bulqizë, sillet me urgjencë në S. Ushtarak

Një tjetër minator ka mbetur i plagosur gjatë ditës së sotme. Ngjarja është shënuar vetëm pak minuta më parë, në brendësi të minierës së Bulqizës, në zonën D në galerinë 48, ku minatori Beqir Stara 25 vjec ka mbetur i plagosur, ndërsa nuk dihen akoma rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

I plagosuri është nisur me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Kjo është ngjarja e dytë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një tjetër minator humbi jetën në minierën e Martaneshit. 61 vjecari, Gani Doçi, u zu poshtë nga një masiv dheu në brendësi të galerisë, teksa punonte në thellësi të minierës.

Si pasojë, minatorit fillimisht i janë dëmtuar gjymtyrët dhe kishte thyer shtyllën kurrizore, por plagët e rënda që kishte marrë në trup, por edhe mungesa e ndihmës së shpejtë ndikuan që minatori të mos mbijetonte dhe të ndërrontë jetë pak orë pas ngjarjes. 61 vjecari, Gani Doçi, ishte babai i 5 fëmijëve dhe punonte prej rreth 30 vitesh në thellësi të minierave për të siguruar të ardhurat e vetme financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›