E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëndeti i Arbën Xhaferit, mjekët: Ende në gjendje të rëndë

Arbën Xhaferi vazhdon të jetë në gjendje kome dhe në rrezik për jetën edhe gjatë ditës sotme. Xhaferi ndodhet në klinikën neurokirurgjike në Shkup dhe mjekët po bëjnë përpjekjetmaksimale për ta kuruar. Mjeku, Vlladimir Mirçevski, thotë se gjendja shëndetësore momentale e Xhaferit është e qëndrueshme, e rëndë dhe në rrezik për jetën. Ai tha se gjendja vazhdon të jetë e pa ndryshueshme për shkak të hemoragjisë së madhe në tru.

“Gjendja momentale e z. Arbën Xhaferit është e qëndrueshme dhe e pandryshuar në krahasim me një ditë më herët. Është në rrezik për jetën. Mjekimi është në vazhdë e sipër dhe i jepen terapitë më bashkëkohore. Është ende herët të thuhet për ndonjë rezultat”, tha mjeku Vlladimir Mirçevski.

Ish kryetari i PDSH-së ndodhet në gjendje kome, pas një hemoragjie cerebrale që pësoi të mërkurën rreth orës 21:00 në banesën e tij në Tetovë. Ish kryetari i PDSH-së, Arbën Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake.
 

Arben Xhaferi është deputet aktual i PDSH-së dhe kryetar i parë i kësaj partie. Për 12 vite me radhë, Xhaferi ka qenë në krye të PDSH-së deri në vitin 2007 kur në krye të partisë erdhi zëvendësi i tij, Menduh Thaçi. Arben Xhaferi është lindur në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›