E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce/ Bode dhe Vokshi theksojne rolin e gruas ne procesin e integrimit

Zgjidhen strukturat drejtuese të Lidhjes demokratike të gruas për rrethin e Korçës.Votat e delegateve të këtij Kuvendi kanë rikonfirmuar në një mandat të dytë deputeten e këtij Qarku, Ledina Alolli. Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas të Shqipërisë Albana Vokshi ka theksuar se strukturat e kësaj organizate prej dy vitesh janë përfshirë në proçesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve , proçes i cili është zhvilluar me transparencë dhe ku konkurenca ka qenë e hapur.

“Proçesi i integrimit të vendit” ka vazhduar më tej Vokshi, “nuk mund të kuptohet pa pjesëmarrjen e grave dhe kontributin e tyre në vendimmarrje”. E rëndësishme në këtë proçes përfshirës ka qenë miratimi i ligjit të barazisë gjinore,i cili përcaktoi kuotën 30 përqind të grave në të gjitha nivelet e përfaqësimit. Kjo ,sipas Vokshit ,për herë të parë është bërë e mundur gjatë qeversisjes së PD ,çfarë ka sjellë dyfishimin e numurit të grave në Kuvendin e Shqipërisë ,por edhe në nivelet e tjera të politikës dhe vendimmarrjes. “Ndërsa PD ka sanksionuar edhe në statut kuotën prej 30 përqind për gratë”,u shpreh Vokshi, “PS vazhdon ende fushatën demagogjike për faktorizimin e grave”.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD, Ridvan Bode,i pranishëm në punimet e Kuvendit të gruas demokratike të degës së Korçës,u shpreh se gratë dhe vajzat kanë qenë në vazhdimësi një faktor i rëndësishëm në arritjet e PD, por edhe proçeseve integruese të vendit. Megjithëse është bërë mjaft gjatë këtyre viteve,përsëri konsiderohet e rëndësishme përmirësimi i pjesëmarrjes së zonjave dhe një shkallë më e madhe tolerance, për ti konfirmuar ato edhe në poste të larta drejtuese. Sot Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë numëron mbi 15 mijë anëtare dhe synohet ,që deri në zgjedhjet e ardhshme ,numuri i tyre,të dyfishohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›