E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet "BMW" e vjedhur ne port, nen hetim siciliani

Vlore- Nje italian eshte shoqeruar ne policine e Vlores per vepren penale te trafikut te mjeteve motorike. Siciliani me banim ne Torino, Angelo Venci, ishte duke ardhur ne Shqiperi nepermjet portit te Vlores, ndersa drejtonte nje automjet tip "BME 325". Pas verifikimit te dokumentacionit te mjetit, autoritetet portuale kane pikasur se mjeti ishte i vjedhur ne shtetin Italian. Si rrjedhoje policia ka bllokuar makinen luksoze, ndersa Venci eshte vendosur nen akuzen e "trafikut te mjeteve motorike". Burime zyrtare thane se siciliani do te hetohet ne gjendje te lire nga Prokuroria e Vlores. Ky eshte rasti i dyte brenda tre diteve qe autoritetet portuale sekuestrojne nje automjet te vjedhur teksa futej ne vendin tone. Gjate deshmise i dyshuari ka thene se e kishte blere makinen ne vendin e tij dhe s'e dinte qe ishte e vjedhur.

O.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›