Te perndjekurit, proteste para bashkise: Edi Rama, distancohu nga krimi i babait
Te denuarit politike, protestuan dje para bashkise se Tiranes, kunder qendrimeve te fundit te kryebashkiakut, Edi Rama per te atin, qe sipas tyre ka firmosur per varjen ne litar te Havzi Neles. Ne emer te Shoqates Antikomuniste dhe te Perndjekurve Politike, kryetari Skender Qendro, kerkoi qe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, djali i Kristaq Rames, ish-anetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor dhe qe sipas tyre, ka firmosur varjen e poetit Nela, te kerkoje falje publike. "Jemi ketu per te kerkuar nga djemte dhe niperit e pashallareve te kuq, te kerkojne te falur per krimet dhe kalvarin e persekutimeve qe i shkaktuan shqiptareve, per 46 vjet. Zoti Edi Rama prej 20 vitesh ju dhe koleget tuaj, te udhezuar nga mjeshterit e vjeter, vazhdoni te mos kerkoni te falur dhe sot me arrogancen tuaj qesharake, kerkoni te na kercenoni lirine, demokracine, aq shume te enderruar prej nesh, per te cilen ne vuajtem, u pushkatuam dhe u denuam me qindra vjet burgime, internime e kampe pune",-tha Qendro ne emer te ish te denuarve politike. Sipas tij, kjo pjese e shoqerise, i thote Rames dhe te gjithe shpures se tij, pasardhesve te klikes se regjimit me te eger qe njohu njerezimi- komunizmit, se ajo kohe ka vdekur nje here e pergjithmone. "Fosilet e te kaluares nuk mund te ngjallen, ato mbeten vetem fantazma te nje kaluare te erret, te nje fataliteti te paperseritshem historik. Zoti Rama ju dhe ata qe ju ndjekin nga pas, na ngjallni neverine e turmave histerike te 1 Majit, festes se proletariatit dhe qe sot tingellojne aq qesharake per cdo qytetar dinjitoz, evropian standardet e te cileve kerkojme te arrijme te gjithe ne, por qe ju, mesa duket nuk do t'i arrini kurre", vijoi kryetari i shoqates. R. Rapushi