Luis Ajala: Ndjekim me shqetesim situaten ne Shqiperi
Sekretari i Pergjithshem i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, gjate nje interviste televizive, reagoi dje lidhur me krizen politike ne Shqiperi, duke vleresuar se ndjen nje deficit te madh te sistemit politik. "E kemi ndjekur me nje shqetesim te madh te gjithe ate qe erdhi si pasoje e zgjedhjeve te 28 qershorit dhe ndjeme nje deficit te madh te sistemit politik dhe demokratik ne vendin tuaj dhe nje mungese totale te pergjegjesise per te akomoduar kerkesat e drejta te Partise Socialiste per transparence dhe demokraci, kerkesa qe ne njefare menyre donin te riafirmonin ne praktike konceptin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme", u shpreh Ayala.