Kutite, Rama merr mbeshtetje nga PSE
Denis Dedej
Partia e Socialisteve Evropiane permes nje qendrimi te mbajtur mbi zhvillimet politike ne Shqiperi kerkuan nga koalicioni qeverises qe te garantoje transparencen e plote te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi. Gjate miratimit te dokumentit qe mori pelqimin e partive ne tryeze, ishte i pranishem dhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili mori pjese ne diten e pare te kongresit te PSE, qe zhvillohet ne Prage. "PSE i jep mbeshtetje te plote qendrimit te mbajtur nga Internacionalja Socialiste mbi krizen me te cilen perballet Shqiperia dhe thekson se "ne Shqiperi demokracia duhet te rivendoset dhe kerkesat e Partise Socialiste te Shqiperise ne lidhje me te gjitha shkeljet dhe parregullsite gjate zgjedhjeve te 28 qershorit duhet te mbeshteten", thuhet ne dokumentin e miratuar nga PSE, i cili u be i ditur nga zyra e shtypit e Partise Socialiste. Duke vijuar me tej, nga dokumenti i paraqitur, thuhet se "Kongresi i PES i ben thirrje Kryeministrit te Shqiperise dhe Koalicionit Qeverises te gjejne nje zgjidhje, e cila do t'i jepte fund krizes politike dhe do te mundesonte kthimin e Partise Socialiste ne Parlament". "Kongresi i PES i ben thirrje Kryeministrit te Shqiperise dhe Koalicionit Qeverises te respektojne lirite dhe te drejtat kushtetuese, duke garantuar transparence te plote te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit, permes nje hetimi parlamentar qe ploteson te gjitha kerkesat legjitime te Partise Socialiste te Shqiperise", apeluan kryetaret e Partive Socialiste Evropiane. Perpos kesaj, partite e majta dhane mbeshtetjen per angazhimin e Partise Socialiste te Shqiperise per te pershpejtuar procesin e liberalizimit te vizave dhe marrjen e statusit te vendit kandidat nga Shqiperia. Nga ana tjeter, lideri i selise roze, Edi Rama, gjate fjales se mbajtur perpara krereve te PSE-se, argumentoi arsyet qe sipas tij ben te nevojshme transparencen e zgjedhjeve parlamentare ne vendin tone. Sipas tij, eshte shume e rendesishme qe ne vende si Shqiperia qe e ka shprehur tashme vullnetin per te ecur ne rrugen e integrimit, te garantohen te gjitha te drejtat, duke filluar sigurisht, qe nga e drejta per te votuar lirisht e per te pasur pas saj nje numerim te drejte te votave. Ai u solli ne vemendje te pranishmeve raportimin qe beri pas procesit zgjedhor misioni monitorues i OSBE/ODHIR-it sipas te cilit 1/3 e procesit te numerimit shkoi keq ose/dhe shume keq. "Ajo qe ne sot po kerkojme, eshte qe te kemi transparence te plote te ketij procesi jo me qellim per te ripercaktuar mandatet, por me te vetmin qellim qe te garantojme proceset e ardhshme zgjedhore dhe te garantojme funksionimin e te gjithe sistemit demokratik ne vend", tha gjate fjales se tij, Edi Rama.