E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset nga plumbi “qorr”

Të dielën, një qytetar nga Lagja Begaj e Banjës së Malishevës, ka informuar policinë ngase ishte plagosur nga një plumb “qorr”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat hetimore dhe është informuar prokurori. Policia ka iniciuar rastin “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ende mbetet e pa qartë se prej nga ka ardhur plumbi, por sipas policisë, supozohet se mund të ketë ardhur nga të shtënat e kundërligjshme që bëhen nga njerëz të pa ndërgjegjshëm nëpër ahengje familjare./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›