E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi: Treni shtyp për vdekje 30 pelegrinë

Një tren ka shtypur një grup të pelegrinëve hindu, të cilët kanë qenë në hekurudhë në Indinë lindore, duke vrarë më shumë se 30 persona.Aksidenti i së hënës ka ndodhur në stacionin hekurudhor Dhamara Ghat në shtetin Bihar.

Zyrtarët e hekurudhës indiane kanë thënë se treni i shpejtësisë së lartë nuk është dashur të ndalet, mirëpo disa njerëz kanë menduar se ai do ndalet në stacion dhe nuk janë larguar nga binarët kur e kanë parë trenin të afrohet.

Pasi treni është ndaluar pas aksidentit, turma e zemëruar i ka nxjerrë drejtuesit e lokomotivës jashtë dhe i ka rrahur. Një nga shoferët ka vdekur për shkak të lëndimeve, kurse tjetri është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Turma e zemëruar e njerëzve gjithashtu i ka vënë zjarrin disa prej vagonëve dhe më pas nuk i kanë lejuar ekipet e shpëtimit që të shkojnë te vendi i aksidentit. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›