E Diel, 1 Nëntor 2026

Tito nuk ka qenë me origjinë jugosllave?

Josip Broz Tito nuk ka qenë me origjinë jugosllave, thuhet në dokumentin për analizën fonetike të gjuhës që e ka folur, i cili kohë më paër është pulbikura në sajtin CIA -s.

Në dokumentin nga i cli u hoq shenja sekret, konstatohet se Tito ka folur serbokroatisht e cila “gjoja” është gjuha amtare, por me theks të huaj.

Në analizën e gjerë të gjuhëve eventuale të cilat mund të kenë qenë amtare më parë se sa serbokroatishtja, përmendet rusishtja e polonishtja.

"Zanorja ‘i’ theksohet pas disa bashkëtingëlloreve të buta e të forta në gjuhën serbokroate. Në anën tjetër ata që gjuhë amtare e kanë rusishten ose polonishten me siguri se të dy fjalët do t’i shqiptonin me ‘n’ të butë. Dhe mu kështu Tito e flet gjuhën serbokroate dhe kjo e folur përshkruhet si theks i huaj", theksohet në analizën që e transmeton "Politika" e Beogradit.

Autorët e dokumentit thonë se do të ishte logjike të supozohet se Tito kundërthënës ishte rus ose polak , po theksojnë se identiteti i tij vetëm mund të supozohet dhe se me siguri nuk ka “origjinë jugosllave”. Ata konstatojnë se kjo mos përkatësi mund ta sqarojë mos animin e tij në zgjidhjen e konflikteve etnike në ish –Jugosllavi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›