Pranga 4 këngëtareve nga Shqipëria e Kosova

Katër këngëtare, tri nga Shqipëria dhe një nga Kosova, janë dëbuar nga Maqedonia, pasi janë arrestuar gjatë një aksioni policor në fshatin Veleshtë të Strugës.
Këngëtaret po qëndronin pa status të rregulluar qëndrimi, ndërsa ishin angazhuar për të kënduar në një nga lokalet që ndodhen në këtë fshat, njofton Zhurnal.
Sipas njoftimit të Policisë, më e reja ndër këngëtareve ka qenë ajo e moshës 24 vjeç.
Këngëtaret janë gjobitur me nga 300 euro për qëndrim të parregulluar, ndërsa u është shqiptuar edhe ndalesë për hyrje nga 6 muaj deri 1 vjet.
Aksioni i Policisë ka vazhduar edhe në një restorant në Kërçovë, ku janë zbuluar dy shtetase serbe me qëndrim të parregulluar, për ç’gjë janë gjobitur dhe dëbuar gjithashtu nga vendi./indeksonline/