Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Turqisë për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songül Ozan.
Ai e ka informuar ambasadoren turke për progresin e gjithanshëm në Kosovë, për avancimin e proceseve integruese evropiane, si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Gjatë takimit, Hoxhaj ka falënderuar Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme që po jep për Kosovën.
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songül Ozan, vlerësoi progresin në Kosovë, duke konfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Turqisë për Kosovën, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ozan po ashtu shprehu vullnetin e Qeverisë turke për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Kosovës./Indeksonline/