E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset një grua, mblidhte krom në Rrugën e Arbrit

BULQIZE-Një grua është aksidentuar rëndë sot nga një fadromë teksa ishte duke mbledhur krom në Rrugën e Arbrit. Policia bën të ditur se shtetasja Lirie Hasa nga Bulqiza ka marrë plagë të rënda ndërsa ishte duke mbledhur krom në Fushë Bulqizë. Gruaja po mblidhte kromin pikërisht në vendin ku do të kalojë Rruga e Arbrit kur një fadromë që po punonte aty pranë e ka plagosur rëndë. Gruaja e plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka nisur hetimet pëtr të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. Lirie Hasa po mblidhte krom si shumë banorë të tjerë të zonës që e kanë kthyer këtë punë në mjetin e vetëm të jetesës. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›